Juventusi dhe Marseille në garë për Zhegrovën, 48 orët vendimtare për transferimin

Edon Zhegrova ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.
Mediat në Italia raportojnë se Juventusi dhe sulmuesi i Kosovës kanë arritur një marrëveshje për një kontratë me vlerë 2.5 milionë euro në sezon, plus bonuse, në marrëveshje të tipit 4+1 vite, raporton IndeksOnline.
Në garë për shërbimet e ‘Messit të Kosovës’ është futur fuqishëm edhe Olympique Marseille që po bën përpjekjen e fundit për të bindur Zhegrovën.
Raportohet se 48 orët e ardhshme do të jenë vendimtare për të ardhmen e Zhegrovës, me Lille që pritet të marrë vendimin final mbi shitjen ose mbajtjen e tij. /IndeksOnline/