Aksident i rëndë në Prishtinë, raportohet për të vdekur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate, në Prishtinë.
Sipas mediave lokale, aksidenti dyshohet të ketë shkaktuar viktima, shkruan IndeksOnline.
“Malishevasot” raporton se tre persona kanë ndërruar jetë si pasojë e këtij aksidenti.
Në pamjet e publikuara nga ky medium shihet një veturë e rrotulluar.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti.