KQZ-ja mblidhet për të certifikuar dhe decertifikuar kandidatët për zgjedhje lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot për të certifikuar dhe de-certifikuar listat e partive me kandidatë për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Mbledhja do të fillojë në orën 11:00 dhe në rend të ditës janë 4 pika: fjalimi nga kryesuesi i mbledhjes, aktivitetet për certifikim dhe de-certifikim, këshillat e KQZ-së dhe të ndryshme.
Përveç pikave për certifikim dhe decertifikim, KQZ-ja do të shqyrtojë edhe pjesëmarrjen në programin e vizitorëve për zgjedhjet e këshillave të qeverisjes lokale, si edhe pjesëmarrjen në punëtorinë rajonale të ODIHR-it.
Ky është rendi i ditës:
1. Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, kryesues i mbledhjes së KQZ-së;
2. Aktivitetet e zyrës
2.1 Rekomandimi 97: Rekomandim për decertifikim dhe certifikim të kandidatëve:
Partia politike Lëvizja VETËVENDOSJE!, për zgjedhjet lokale 2025;
2.2. Rekomandimi 98: Rekomandim për decertifikim dhe certifikim të kandidatëve:
Partia politike LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – LDK, për zgjedhjet lokale 2025;
2.3. Rekomandimi 99: Rekomandim për decertifikim të kandidatëve:
Partia politike GUXO, për zgjedhjet lokale 2025;
2.4. Rekomandimi 100: Rekomandim për decertifikim të kandidatëve:
Partia politike ALTERNATIVA, për zgjedhjet lokale 2025;
2.5. Rekomandimi 101: Rekomandim për decertifikim të kandidatit:
Partia politike Bashkimi Demokratik, për zgjedhjet lokale 2025;
2.6. Rekomandimi 102: Rekomandim për decertifikim të kandidatit:
Partia politike KOSOVSKI SAVEZ , për zgjedhjet lokale 2025;
2.7. Rekomandimi 103: Rekomandim për decertifikim të kandidatit:
Koalicioni- KOALICIJA VAKAT, për zgjedhjet lokale 2025;
3. Këshillat e KQZ-së
3.1. Këshilli për marrëdhënie me jashtë
3.1.1. Shqyrtimi dhe miratimi i pjesëmarrjes së KQZ-së në punëtorinë rajonale të ODIHR-it: Ruajtja e integritetit zgjedhor në Ballkanin Perëndimor – Forcimi i mbikëqyrjes dhe rritja e besueshmërisë (Varshavë, 16–17 shtator 2025)”.
3.1.2. Shqyrtimi dhe miratimi i pjesëmarrjes së KQZ-së në programin e vizitorëve për zgjedhjet e këshillave të qeverisjes lokale 2025 në Tallinn, Estoni, 17–20 tetor 2025.
4. Të ndryshme