75 Mall Live Search
08:40 / E Mërkurë, 27 Gusht 2025 / MSH

Prishtinë: Policia ndalon të dyshuarin që bartte qese me kokainë

Njësitet policore në Prishtinë, gjatë kontrolleve të rregullta, ka ndalur një drejtues të një veture në rrugën “Ahmet Krasniqi”.

Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrollit janë gjetur 38 qese substanca që dyshohet të jenë lëndë narkotike të llojit kokainë.

I dyshuari menjëherë është proceduar më tej dhe ndaj tij janë ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore dhe hetimore.

“Ky veprim është pjesë e angazhimit tonë të përhershëm për luftimin e shpërndarjes dhe posedimit të substancave të paligjshme, si edhe për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunim dhe u bën thirrje që çdo aktivitet të dyshimtë ta raportojnë në numrat kontaktues 192 ose përmes aplikacionit “Lajmëro policinë”, thuhet në njoftimin e policisë./IndeksOnline/