75 Mall Live Search
09:41 / E Mërkurë, 27 Gusht 2025 / H F

FSK-ja e pafat, dështon të furnizohet me produkte mjekësore (Dokument)

Ministria e Mbrojtjes ditë më parë ka shpallur ritenderin për t’u furnizuar me produkte mjekësore.

Dikasteri që udhëhiqet nga ministri në detyrë, Ejup Maqedoni, ka kërkuar që të furnizohet me material mjekësor për nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Edhe pse ritenderimi i njëjti ka dështuar, shkruan IndeksOnline.

Sipas njoftimit nga E- prokurimi, për të njëjtin ritenderiim nuk është pranuar asnjë ofertë.

Për tenderin në fjalë janë ndarë hiç më pak se 50 mijë euro.

“AK i MM-së, ka për qellim qe të lidhë një kontratë me një OE, qe do të ketë kapacitet të kryej furnizimet me materiale mjekësore për nevojat e FSK-së. Furnizimet duhet të behen sipas specifikimit teknik te kërkuar dhe përcaktuar në dosjen e tenderit me qëllim të ngritjes se operacionalitetit dhe efikasitetit në kryerjen e detyrave sipas misionit të FSK-së dhe MM-së”, thuhet mes tjerash në përshkrimin e shkurtër të lëndës së kontratës.

Vlen të përmendim faktin se kjo nuk është hera e parë, që FSK-ja nuk ka fat të mirë, sa i përket furnizimit me produkte medicinale./IndeksOnline/