75 Mall Live Search
09:54 / E Mërkurë, 27 Gusht 2025 / MSH

Prizren: Policia gjen municion në afërsi të kufirit

Njësia patrulluese e kufirit në Prizren ka gjetur një sasi të konsiderueshme municioni, në afërsi të kufirit.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 10:15, shkruan IndeksOnline.

Sipas një njoftimi zyrtar te policisë, sasia përbëhej nga 59 fishekë që i përkasin armës automatike AK-47.

Kjo sasi e municionit është sekuestruar nga Njësia e forenzikës.

“Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në njoftimin e policisë./IndeksOnline/