KQZ-ja decertifikon 15 kandidatë për zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për decertifikim të 15 kandidatëve që më herët ishin certifikuar dhe ka bërë zëvendësimin e tyre me kandidatë të tjerë, për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
“Kërkesat kanë ardhur nga kandidatët e subjekteve politike, disa i kanë specifikuar arsyet e tyre, disa për arsye personale shëndetësore dhe ligjore”, ka thënë Valmira Selmani nga Zyra për regjistrim, certifikim dhe kontrollin financiar të subjekteve politike.
KQZ-ja mori vendim decertifikim e 2 kandidatëve dhe certifikim 3 kandidatëve tjerë nga Lëvizja Vetëvendosje për zgjedhjet lokale; 2 kandidatëve nga Lidhja Demokratike e Kosovës; 3 kandidatëve nga GUXO; 2 kandidatëve nga Alternativa; 1 kandidati nga Bashkimi Demokratik; 1 kandidati nga Kosovski Savez dhe të 1 kandidati nga Koalicija VAKAT.