Ish-i i Talyor Swift-it reagon pas fejesës së saj

Ish- i dashuri i Taylor Swiftit, Taylor Lautner, ka reaguar me rastin e fejesës së saj.
Taylor Swift njoftoi dje se është fejuar me të dashurin e saj, Travis Kelce, shkruan IndeksOnline.
Fejesa e saj ngjalli reagime të shumta, me shumë miq të çiftit që i uruan ata për këtë hap të rëndësishëm.
Mbi fejesën reagoi edhe ish-i i këngëtares, aktori i njohur, Taylor Lautner.
Lautner mbështeti fejesën e tyre duke e shpërndarë postimin që njoftoi lajmin e mirë.
Taylor Swift dhe Taylor Lautner kishin qenë në lidhje për disa muaj në vitin 2009.
Ata nisën lidhjen në verë, për t’u ndarë në dhjetor të 2009-s.
:max_bytes(150000):strip_icc():focal(584x0:586x2):format(webp)/Taylor-Lautner-Reacts-to-Taylor-Swift-engagement-082625-4e5d9ebb87bd441d9171e33715da57b8.jpg)