75 Mall Live Search
14:00 / E Mërkurë, 27 Gusht 2025 / MSH

MIT-ja krijon robotin që i ngjan bletës, mund të pjalmojë bimët në Mars

Një robot që ngjason me bletën po zhvillohet në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets (MIT).

Sipas CNN-it, roboti parashikohet të ketë funksione të jashtëzakonshme në Mars.

Roboti i ngjashëm me bletën i MIT-it peshon më pak se një kapëse letre.

Roboti pëshon më pak se një kapëse letre, i përplas krahët deri në 400 herë në sekondë dhe arrin shpejtësinë prej 2 metrash në sekondë. Përveç kësaj, roboti mund të rrotullohet dhe të qëndrojë pezull, pikërisht si një bletë.

Studiuesit e MIT-së dhe zhvilluesit e këtij roboti shpresojnë se mund të ndihmojë me detyra si pjalmimi artificial në planetin Mars.

Kevin Chen, një profesor i asociuar në MIT dhe hetuesi kryesor në Laboratorin e Robotikës së Butë dhe Mikro, shton se ekipi nuk dëshiron të zëvendësojë bletët, por t’i vërë robotët në punë në skenarë ku insektet nuk munden.