75 Mall Live Search
14:19 / E Mërkurë, 27 Gusht 2025 / MSH

Himarë: Shpëtohen tre persona që rrezikonin mbytjen

Policia kufitare shpëton tre persona që rrezikuan të mbyteshin në det pasi skafi i tyre pësoi defekt gjatë lundrimit.

Mbrëmjen e djeshme, pas njoftimit të marrë nga salla operative e DRKM-së Vlorë, shërbimet e policisë kufitare organizuan menjëherë punën për t’i shkuar në ndihmë një mjeti lundrues skaf në zonën Grame-Brisanit, shkruan abcnews.

Pas kërkimeve, u bë i mundur lokalizimi i skafit që kishte pësuar defekt teknik dhe po përmbytej. Në bord ndodheshin 3 shtetas, të cilët u morën dhe u shoqëruan me mjetin lundrues të policisë kufitare, drejt bregut, në gjendje të mirë shëndetësore.

Falë reagimit të menjëhershëm dhe profesionalizmit të shërbimeve të Policisë Kufitare, u sigurua shpëtimi i këtyre 3 shtetasve, të cilët i falënderuan shërbimet e policisë, për ndihmën që iu dhanë.

Pavarësisht përpjekjeve të shërbimeve të policisë kufitare për ta tërhequr dhe për ta nxjerrë skafin në breg, ai u fundos në det. Policia kufitare mbetet e angazhuar 24/7 në shërbim të qytetarëve dhe turistëve. Ftojmë çdo qytetar që, në rast nevoje apo emergjence në det, të telefonojë menjëherë në 112.