75 Mall Live Search
14:26 / E Mërkurë, 27 Gusht 2025 / H F

U dogjën disa vetura, detaje për zjarrin në Hajvali

Një autoservis në lagjen “Hajvalia” të Prishtinës mesditën e së mërkurës është përfshirë nga zjarri.

IndekSOnline ka publikuar edhe pamje nga vendi i ngjarjes.

Lidhur me këtë rast, detaje kanë dhënë nga Policia e Kosovës.

Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.

“Rreth orës 11:30, është raportuar për një incident zjarri në Hajvali, ku në një autoservis janë përfshirë nga zjarri disa vetura. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë arritur lokalizimin e zjarrit. Nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.