Ky është filmi më i shikuar i Netflix-it

Filmi i animuar K-Pop, Demon Hunters, është zyrtarisht filmi më i shikuar në Netflix, që nga sot.
Me 236 milionë shikues, ai tejkalon rekordin nga Red Notice , me protagonistë Dwayne Johnson dhe Ryan Reynolds, transmeton Indeksonline.
Filmi, me regji nga Maggie Kang dhe Chris Appelhans, u publikua në qershor dhe përqendrohet në një grup të njohur korean vajzash që jo vetëm performojnë, por edhe gjuajnë demonë.
Grupi duhet të mbrojë botën nga një grup djemsh të kontrolluar nga demonët.
Kolona zanore e filmit ka rezultuar gjithashtu një sukses i jashtëzakonshëm. Pesë nga këngët e tij janë aktualisht në dhjetë këngët më të dëgjuara në mbarë botën në Spotify. Kënga “Golden” është numri një dhe tashmë ka grumbulluar mbi 400 milionë transmetime./Indeksonline/
