Aksident i rëndë pranë mensës së studentëve

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë pas mesnate, në Prishtinë.
Si pasojë e aksidentit një veturë u përplas me një prej semaforëve që gjendet në udhëkryqin buzë mensës së studentëve, raporton IndeksOnline.
Në pamjet e siguruara nga IndeksOnline vërehet se vetura ka pësuar dëmtime të rënda.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, teksa nuk dihet as nëse ka të lënduar.
Më poshtë pamje: