Kur Messi është në formë, gjithçka është e lehtë për Inter Miamin/ E dërgon në finale skuadrën e tij

Skuadra e Inter Miamit ka shënuar fitore në gjysmëfinale të League Cup ndaj Orlando City me rezultatin 3:1.
Dy gola në këtë takim i shënoi ylli argjentinas, Lionel Messi, shkruan Indeksonline
Messi fillimisht shënoi nga penalltia në minutën e 77’të dhe më pas në minutën e 88’të, pas një super asisti nga Jordi Alba shënoi për 2:1
Golin e fundit në këtë takim e shënoi Segovia në minutën e 91’të, pas një asisti të Luis Suarez.
Ndeshja finale mes Inter Miamit dhe Seattle Sounders zhvillohet më 1 shtator./Indeksonline/