Dy të lënduar nga aksidenti te mensa e studentëve, në Prishtinë

IndeksOnline raportoi më herët për një aksident që ndodhi pas mesnate, pranë mensës së studentëve në Prishtinë.
Dyshohet që për pasojë të pakujdesisë, dy vetura u përplasen rëndë ndërmjet vete.
Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
Ai pohoi se dy persona kanë pësuar lëndime trupore nga ky aksident.
“Sot rreth orës 01:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë lëndime kanë pësuar dy persona, të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor”, deklaroi Pllana.
Më poshtë pamje nga aksidenti: