Prizren: Arrestohet një shofer që sulmoi policët pas shqiptimit të gjobës

Një person është arrestuar nga policia në Prizren, pasi në shenjë revolte pas shqiptimit të një gjobe në trafik ka sulmuar zyrtarët policorë.
Policia ka njoftuar se i dyshuari, mashkull kosovar është ndaluar dhe me vendim të prokurorit i është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar se i dyshuari mashkull kosovar për shkak se ai në shenjë revolte pas shqiptimit të një gjobe në trafik ka sulmuar zyrtarët policorë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/