Sulmoi një person në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Një person u arrestua në Prishtinë, pasi dyshohet të ketë sulmuar fizikisht një viktimë.
Arrestimi i të dyshuarit u bë mbrëmë rreth orës 23:00, shkruan IndeksOnline.
Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari kreu sulmin në bashkëveprim me tre të dyshuar të tjerë, që gjenden në arrati.
“Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime trupore. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Rasti është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor”./IndeksOnline/