U kris miqësia e dyshes? Pas shpërthimit në banesën e Jozit, vjen reagimi i Stresit

Reperi i njohur Stresi ka bërë një postim të dyshimtë në Instagram, i cili po interpretohet si një mesazh me “kunj”. Në një InstaStory, ai publikoi një foto të shoqëruar me shprehjen: “Do korrni atë që mbillni”, të shoqëruar me emoji të shumta.
Ky reagim vjen pas shpërthimit me tritol që ndodhi në shtëpinë e Jozefin Markut, ish-banorit të “BBVA”-së dhe jo shumë kohë nga publikimi i një videoje të shumëpërfolur, ku shfaqej një moment mes Jozit dhe tij, ku ai e detyroi atë ta puthte. Për këtë arsye, fansat po e lexojnë mesazhin si një përgjigje apo sulm të tërthortë ndaj Jozit.
Megjithatë, Stresi nuk ka dhënë asnjë shpjegim të drejtpërdrejtë, duke lënë hapësirë për interpretime dhe debate në rrjet.
