75 Mall Live Search
10:53 / E Enjte, 28 Gusht 2025 / S Z

Bekë Berisha: Goxha do njerëz kanë folur keq kundër UÇK-së, tashti po dalin kundër Bashës sikur po e mbrojnë UÇK-në

Deputetët e kuvendit do të mbidhen sot në përpjekje për të konstituuar Kuvendin e Kosovës.  Deputeti nga radhët e AAK-së  Bekë Berisha ka komentuar situatën e krijuar së fundi, rreth raportimeve të një studimi për UÇK-në, ku bashkautor ishte Dimal Basha.

Berisha tha se jo vetëm Basha, por janë dhe disa personalitete që kanë shkruar kundër UÇK-së, e tashmë po dalin kundër tij, kinse po e mbrojnë UÇK-në.

“Kogja do njerëz që kanë fol keq kundër UÇK-së. Tashti po dalin kundër  Dimal Bashës, kishe po e mbrojnë UÇK-në. Po më kujtohet, e shihni çka kanë fol Mehmet Kraja e Isa Mustafa për UÇK- në.  Dimal Basha është qytetar i Kosovës, duhet me mbajtë gojen pak por dhe s’duhet me u bullizu deri në atë formë. Është deputet i zgjedhur, është reflektim i krejt kësaj që ka ndodhur këtu, i përçarjes etiketimeve, i këtyre poshtërsive që i kemi përjetu ne në Kosovë“, tha ai.

Ndërsa thotë se nuk është pishman që e votoi Bashën.

“S’jam pishman, duam me i zgjedh këto nyje me ec përpara. Këta janë deputetët e zgjedhur të Kosovës”, tha ai../Indeksonline/