75 Mall Live Search
11:06 / E Enjte, 28 Gusht 2025 / G T

Çfarë po ndodh me Hajdarin? Murat Yakin “dridhet” dhe tregon arsyen pse nuk e ftoi

Kombëtarja e Zvicrës sot zbuloi listën e futbollistëve për ndeshjet e muajit shtator.

Në këtë listë mungoi emri i mbrojtësit, Albian Hajdarit, shkruan Indeksonline

Trajneri i “helvetikëve” tregon arsyen pse nuk e ftoi lojtarin, që tashmë është duke u kërkuar me ngulm nga Kosova.

“Kemi rënë dakord. Pasi e kishte një verë të vështirë dhe transferimi vonë te Hoffenheim, ai dëshiroi të përqëndrohej te klubi. A jam i shqetësuar? Ne kemi një plan për të, por do ta trajtojmë pas ndeshjeve të shtatorit”, u shpreh Yakin

Kujtojmë se në listën e Zvicrës figurojnë vetëm dy lojtarë shqiptarë: Granit Xhaka dhe Ardon Jashari.

Ndeshja midis Zvicrës dhe Kosovës zhvillohet, më 5 shtator në Basel./Indeksonline/