75 Mall Live Search
12:29 / E Enjte, 28 Gusht 2025 / S Z

Lista Serbe: Po votohet në kundërshtim me rregullat, Kurti po e shtyn të preferuarin e tij Rashiq

Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, publikoi në profilin e tij në Instagram një video nga seanca e Kuvendit dhe tha se “po vazhdon votimi në kundërshtim me rregullat, për ta futur (Nenad) Rashiqin si nënkryetar të Kuvendit”.

“Po shkelen të gjitha rregullat, po shkelen të drejtat e popullit serb, dhe Rashiq në këtë po merr pjesë drejtpërdrejt bashkë me Vetëvendosjen në pushtet. Kurti po e shtyn të preferuarin e tij në postin e nënkryetarit”, tha Simiq, raporton Radio Evropa e Lirë.

Lista Serbe, përndryshe, nuk merr pjesë në votim.

Sipas Rregullores së Kuvendit, kandidati për nënkryetar nga radhët e komunitetit serb propozohet nga shumica e deputetëve të këtij komuniteti. Rashiq nuk e ka mbështetjen e Listës Serbe.