75 Mall Live Search
12:44 / E Enjte, 28 Gusht 2025 / S Z

Krasniqi: Po befasohem me entuziazmin e VV-së dhe Kurtit për ta zgjedhur Rashiqin nënkryetar, skenar i turpshëm dhe jokushtetues

Lider i PDK-së Memli Krasniqi pas ndërprerjes së seancës, në të cilën nuk u arrit të zgjedhet nënkryetari nga komuniteti serb, tha se po e befason vullneti dhe entuziazmi i VV-së dhe Albin Kurtit, për zgjedhjen e Nanad Rashiqit nënkryetar.

Ai ka thënë se abstenojnë nga ky proces i votimit, i cili sipas tij është jo kushtetues.

Ndërsa ka thënë se ky është një skenar i turpshëm dhe jokushtetues i VV-së.

“Po më befason se si VV dhe Kurti me kaq entuziazëm e dinamizëm, e vullnet po angazhohen për ta bërë nënkryetar Nenad Rashiqin, nje perfaqësues të konunimtetit serb. Shumë më pak janë angazhuar për Dimal Bashën. Ne po abstenojmë, sepse mënyra e votimit është jo kushtetuese . Është skenar i tupshëm dhe jokushtetues”, tha Krasniqi./Indeksonline/