Ndeshja historike e Dritës ndaj Difeerdanges, ky televizion nga Kosova e transmeton live

Drita sot do të luaj ndeshjen më të rëndësishme deri më tani, ku synon të shkruaj historinë, duke u futur në grupet e Conference League.
Kampioni i Kosovës do të përballet me skuadrën nga Luksenburgu, Differdange, e vlefshme për play-offin e Ligës së Konferencës, e cila nis nga ora 20:00, shkruan IndeksOnline.
Intelektualët janë një hap larg historisë, pasi e kanë fituar ndeshjen e parë me rezultat 2-1.
Ndeshja Differdange – Drita transmetohet në platformën Artmotion, në kanalin Sport1./IndeksOnline/
