75 Mall Live Search
23:00 / E Diele, 31 Gusht 2025 / AR

Këngëtari shqiptar kapet mat, me gruan dhe fëmijën e tyre

Vetëm një vit më parë, në mënyrë krejt të papritur, Young Zerka publikoi disa foto ku shfaqej me partneren e tij në ditët e fundit të shtatzënisë.

Në këtë mënyrë, artisti konfirmoi jo vetëm romancën e re, por edhe lidhjen e konsoliduar që kishte me Ilianën, partneren e re. 

E kur bebi Zigi tashmë është 1 vjeç, paparaci ynë sjellë për herë të parë disa foto nga familja e re. Çifti ka qenë në Korçë, ku edhe kanë shijuar disa ditë të qeta bashkë me vogëlushin e tyre. Teksa kanë qenë në një nga baret e qytetit, çifti duket mëse i relaksuar.