Basha e Haxhiu arrijnë, opozita e bojkoton mbledhjen e kryesisë

Ka filluar tashmë mbledhja e kryesisë së kuvendit. Mbledhje kjo e cila është thirrur nga kryetari i kuvendit, Dimal Basha.
Kryetari Basha së bashku me nënkryetaren Albulena Haxhiu kanë arritur tashmë në sallën ku dhe ka filluar mbledhja e kryesisë.
Por në këtë takim i cili ka filluar në orën 13:00 mungojnë përfaqësuesit nga partitë opozitare.
Dy partitë opozitare kryesore LDK-ja dhe PDK-ja kanë bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në këtë takim.
Në mbledhje përveç Bashës dhe Haxhiut, është e pranishne dhe nënkryetarja e kuvendit nga radhët e komuniteteve joshumicë joserbe, Emilija Rexhepi./Indeksonline/