Nuk u certifikua nga KQZ-ja, PDK me kandidat të ri për kryetar në Deçan

Partia Demokratike e Kosovës është detyruar që të dal me kandidat të ri për kryetar të Komunës së Deçanit.
Kjo pasi KQZ nuk e certifikuar kandidatin Korab Mushkolajn me arsyetimin se është anëtar i shërbimit të jashtëm, raporton IndeksOnline.
Pas këtij vendimi të KQZ-së, PDK ka vendosur që garës për kryetar të Deçanit t’i hyjë me Jetmri Prekalla.
Ky i fundit përmes një postimi në Facebook, ka falënderuar partinë për besimin.
Ai ka shtuar se vizioni i tij për komunën bazohet në pesë shtylla kryesore: zhvillim ekonomik e infrastrukturor, shërbime komunale efikase, investim në arsim, rini e kulturë, shëndetësi më cilësore dhe mbrojtje të mjedisit.
Prekalla u bëri thirrje qytetarëve për përkrahje, duke bërë të qartë se synon ta bëjë Deçanin një komunë moderne, transparente dhe të drejtë për të gjithë.
Postimi i plotë: