75 Mall Live Search
20:58 / E Hënë, 01 Shtator 2025 / Burim

Dy të lënduar nga një aksident mes një veture dhe motoçiklete në Prishtinë

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe motoçiklete në Prishtinë.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar Enis Pllana, zëdhënës i Policisë për Prishtinë.

“Sot rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Xheladin Rekaliu” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë lëndime kanë pësuar dy persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit”, tha Pllana.