Ushqimet e thjeshta që mund të ulin rrezikun nga vdekja e hershme

Konsumimi i perimeve me gjethe të gjelbra dhe ushqimeve si banania mund të ulë rrezikun nga sëmundjet e zemrës, rrahjet e çrregullta dhe vdekshmëria deri në 25 për qind, ka treguar një studim i ri, raporton “The Independent”.
Ushqimet e pasura me kalium, si salmoni, brokoli dhe spinaqi, ndihmojnë trupin të eliminojë më shumë kripë nga sistemi dhe kështu ulin ndjeshëm mundësinë për sëmundje të zemrës. Studimi ka gjetur se nivelet më të larta të kaliumit në gjak lidhen me rrezik dukshëm më të ulët të ngjarjeve kardiake, shtrimeve në spital ose vdekjes nga çdo shkak. Trupi i njeriut është zhvilluar me dietë të pasur me kalium dhe të varfër me natrium, kur paraardhësit tanë ushqeheshim me fruta e perime. Tani shohim se sa më shumë ushqime të përpunuara hamë, aq më shumë natrium marrim dhe më pak kalium, duke e përmbysur raportin nga 10:1 në 1:2, ndryshim dramatik”, ka thënë për “The Guardian”-in, profesori Henning Bundgaard nga Spitali i Kopenhagës, autor kryesor i studimit.
Ai ka theksuar se kaliumi është jetik për funksionimin e zemrës dhe mungesa e tij mund të rrisë rrezikun e aritmive, dështimit të zemrës dhe vdekjes.