Arrestohen katër shtetas të huaj në Gjakovë, iu gjetën në veturë medikamente pa dokumente përkatëse

Katër shtetas të huaj janë arrestuar në Gjakovë, pasi që gjatë kontrollit në veturën me të cilën udhëtonin janë gjetur dhe konfiskuar disa pako me medikamente, pa dokumente përkatëse.
“Gjakovë 01.09.2025-19:55. Janë arrestuar katër të dyshuar, shtetas të huaj pasi që gjatë kontrollit të veturës me të cilën udhëtonin janë gjetur dhe konfiskuar disa pako me medikamente pa dokumente përkatëse. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, një i dyshuar ( drejtuesi i mjetit) dërgohet në mbajtje, ndërsa të tjerët lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Indeksonli/