Humb jetën turisti francez në Sarandë, dyshohet se ishte i dehur

Një turist francez ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit në Sarandë.
Paraprakisht raportohet se shtetasi francez M. F., 28 vjeç në gjendje të dehur ka humbur ekuilibrin dhe aksidentalisht është rrëzuar nga një lartësi, ku si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë, raporton A2CNN-i.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e këtij rasti./iNDEKSONLINE/