75 Mall Live Search
11:00 / E Martë, 02 Shtator 2025 / AR

Rina provokon me fotosesionin e ri, nxjerr në pah asetet

Rina Balaj ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një set të ri fotografik, ku shfaqet më e guximshme se kurrë.

Këngëtarja u paraqit me flokë të kuqe të ndezura dhe një veshje të zezë me prerje provokuese, që i thekson linjat trupore dhe stilin e saj karakteristik.

Në pozat e realizuara në studio, Rina nxori në pah tatuazhet dhe aksesorët e shumtë, duke përforcuar imazhin e saj “rebel” dhe të pandikuar nga rregullat e zakonshme të showbiz-it.

Në mbishkrimin e postimit, ajo shkroi: “edhe kur se du vjen prapë”, një frazë që ndezi komente të shumta dhe që fansat e lidhën me temat e dashurisë dhe pavarësisë që ajo shpesh trajton në muzikën e saj.