Ndeshja ndaj Kosovës, Suedia ka një lajm për Isakun

Alexandre Isak ka zyrtarizuar mbrëmë kalimin te Liverpooli për çmim rekord prej 150 milionë eurosh.
Pasi kreu transferin, Isak është bashkuar me përfaqesuesen e Suedisë. Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Futbollit e Suedisë.
Kjo do të thotë që 150 milionëshi është i gatshëm për lojën ndaj Kosovës që luhet më 8 shtator në “Fadil Vokrri”./Indeksonline/