Shembull për t’u ndjekur, Gold Ag dhuron gjak

Reperi i njohur Arian Agushi i njohur si Gold Ag, ka dhuruar sërish gjak në Qendrën e Transfuzionit.
Ashtu si çdo tre muaj, ai po vazhdon traditën e tij të rregullt duke u bërë mbështetje për pacientët që kanë nevojë për gjak.
Ky gjest i përsëritur i artistit është një shembull i fortë i humanizmit dhe i solidaritetit shoqëror./Indeksonline/