Nisin punimet për stadiumin e qytetit në Suharekë (Foto)

Në Suharekë kanë nisur punimet për ndërtimin e stadiumit të qytetit, një projekt i shumëpritur për sportin dhe komunitetin lokal, transmeton IndeksOnline.
Ceremonia e fillimit të punimeve është organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ku të pranishëm ishin kryeministri në detyrë Albin Kurti, ministri i Sportit në detyrë Hajrullah Çeku, kryetari i komunës Bali Muharremaj, kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, sportistë si dhe shumë dashamirë të sportit.
Ky projekt pritet të krijojë kushte moderne për zhvillimin e aktiviteteve sportive, duke i dhënë Suharekës një stadium me standarde bashkëkohore.
Ceremonia u mbajt në zonën industriale të Suharekës./IndeksOnline/


