75 Mall Live Search
21:51 / E Martë, 02 Shtator 2025 / MSH

Hargreaves, pas takimit me presidenten: Diskutuam nevojën urgjente për formimin e Kuvendit

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, u takua sot me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Ai tha se në takim u fol për partneritetin e ngushtë mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe nevojën urgjente për formimin e kuvendit, shkruan IndeksOnline.

Hargreaves thotë se mes të tjerash u diskutua edhe mbi mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.

“Ishte kënaqësi të takoja presidenten Osmani sot. Biseduam për partneritetin e ngushtë Kosovë-Mbretëri të Bashkuar dhe diskutuam nevojën urgjente për hapat e mëtejshëm për formimin e Kuvendit në përputhje me kushtetutën e Kosovës.

Gjithashtu ramë dakord për shpresat tona për zgjedhjet lokale që përfaqësojnë zërin dhe shpresat e të gjitha komuniteteve në Kosovë, si dhe për angazhimin e vazhdueshëm të Kosovës ndaj demokracisë multietnike” u shpreh ai.