75 Mall Live Search
12:22 / E Mërkurë, 03 Shtator 2025 / H F

KQZ-ja decertifikon 9 kandidatë për zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për decertifikimin e 9 kandidatëve nga subjekte të ndryshme politike.

Kjo u bë e ditur në mbledhjen e sotme të këtij organi.

Sipas KQZ-së, të decertifikuarit janë nga subjektet politike: 1 nga “Prishtina në dorën tënde”; 1 nga Partia Demokratike e Kosovës; 1 nga Lëvizja për Bashkimin e Shqiptarëve; 2 nga Partia Liberale Egjitpiane dhe 4 nga Alternativa.

KQZ-ja tha se këta kandidatë ishin certifikuar më herët për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025.

Por, nuk tregoi arsyet për decertifikimin e tyre.