AAK-ja mban nesër mbledhje të Kryesisë

Gjatë ditës së nesërme Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të mbajë mbledhje të Kryesisë.
Siç merr vesh Indeksonline, mbledhja do të mbahet rreth orës 17:00. Po ashtu Indeksonline merr vesh se në rend dite pritet të jenë zgjedhjet komunale dhe zhvillimet politike në vend.
Kosova pritet t’iu drejtohet kutive të votimit me 12 tetor për të zgjedhur drejtuesit lokal.
Jo-zyrtarisht tashmë fushata elektorale ka filluar dhe shumica e kandidatëve për kryetarë komunash kanë dalë në terren./Indeksonline/