75 Mall Live Search
21:16 / E Enjte, 04 Shtator 2025 / Z S

Izmaku me gratë e NISMA-s në Vushtrri: Shtabi i gruas është forca ime më e madhe

Pas një kohe të gjatë, Vushtrria ka një kandidate grua për kryetare – dhe kjo është përgjegjësi e krenari që e mbaj me zemër.

Kështu ka deklaruar Xhevaire Izmaku- kandidatja e Nismës për kryetare të Vushtrisë.

Izmaku tha se Shtabi i Gruas është forca ime më e madhe.

Postimi i plotë:

Shtabi i Gruas – Zëri i fuqishëm i Vushtrrisë ✨

Pas një kohe të gjatë, Vushtrria ka një kandidate grua për kryetare – dhe kjo është përgjegjësi e krenari që e mbaj me zemër.

Shtabi i Gruas është forca ime më e madhe: gra të guximshme, vajza të reja plot ide, profesioniste e aktiviste që po e dëshmojnë se Vushtrria ka energji e vizion për ndryshim.

Ne besojmë se një qytet që u jep hapësirë grave dhe vajzave është një qytet më i drejtë, më i zhvilluar dhe më i barabartë për të gjithë.

💜 Si kandidate e vetme grua për një kohë të gjatë, jam e vendosur që zëri i grave të mos mbetet në margjina, por të jetë vendimmarrës për të ardhmen e qytetit tonë./Indeksonline/