75 Mall Live Search
21:50 / E Enjte, 04 Shtator 2025 / Z S

Ahmeti viziton disa fermërë, thotë se këtë vitë janë eksportuar jashtë vendit mbi 290 mijë kg speca

Kryetari i Lipjanit dhe kandidati i LDK-së përsëri për këtë pozitë, Imri Ahmeti sot gjatë ditës ka vizituar dy fermerë të kësaj komune.

Ai thotë se me punën e tyre këta fermerë kanë arritur që deri më tani të eksportojnë mbi 290 mijë kg speca jashtë vendit.

Postimi i plotë:

Sot gjatë ditës vizituam afaristët tanë të përkushtuar, Mehdiun, Rexhepin dhe Refikun, të cilët së bashku po menaxhojnë mbi 44 hektarë tokë bujqësore të mbjellë me speca dhe grurë, kanë angazhuar afërsisht mbi 50 punëtorë.

Nga këto sipërfaqe janë eksportuar deri tani mbi 290 mijë kilogramë speca. Rendimenti që pritet arrin në rreth 750 tonë. Përveç kësaj, planifikohet edhe prodhimi i 30 tonëve spec të konservuar.

Këto janë rezultat i punës së palodhur të fermerëve tanë dhe i potencialit të madh që ka bujqësia jonë për prodhim, përpunim dhe eksport./Indeksonline/