Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresë gjyqësore

Në dy raste të ndara, policia rajonale e Ferizajt ka arrestuar dy persona të kërkuar nga gjykata.
Fillimisht më 04.09.2025, rreth orës 06:00, policët e stacionit policor në Kaçanik, në fshatin Dubravë, kanë arrestuar personin B. K. (24 vjeç), i cili ishte në kërkim me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për 23 ditë burg ose pagesë gjobe prej 460 eurosh.
Pas kryerjes së pagesës është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërsa, më 05.09.2025, rreth orës 01:20, gjatë patrullimit në udhëkryqin mes fshatrave Balaj dhe Lloshkobare, policët e stacionit policor në Ferizaj kanë ndaluar për kontroll një veturë.
Gjatë verifikimit është konstatuar se njëri nga pasagjerët, A. E. (29 vjeç), ishte në kërkim me urdhëresë aktive të Gjykatës Themelore në Ferizaj për vuajtje dënimi me burgim prej 10 ditësh.
Pas procedurave të nevojshme është dërguar në vuajtje dënimi./Indeksonline/