75 Mall Live Search
09:20 / E Premte, 05 Shtator 2025 / S Z

Arrestohen dy persona në Mitrovicë, rrahen me shufra hekuri viktimën e bën për spital

 Dy persona janë arrestuar në fshatin Kqiq i Madh në Mitrovicë, nën dyshimin për lëndim të rëndë trupor.

Të arrestuarit kishin sulmuar me shufra hekuri viktimën, të cilit i kanë shkaktuar plagë të rënda trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

“Fsh. Kqiq i Madh, Mitrovicë – Jug / 04.09.2025 – 20:50. Janë arrestuar dy të dyshuar kosovarë për shkak se  pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht me shufra hekuri viktimën mashkull kosovar, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./Indeksonline/.