75 Mall Live Search
09:40 / E Premte, 05 Shtator 2025 / S Z

Hidhet një mjet shpërthyes në një lokal në Shipol të Mitrovicës

Persona të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes pranë një lokali në Shipol të Mitrovicës. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Ndërkaq  lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

“Shipol, Mitrovicë-Jugu / 04.09.2025 – NN. Është raportuar se persona të panjohur kanë hedhur mjet shpërthyes pranë lokalit të ankuesit mashkull kosovar. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.