75 Mall Live Search
09:44 / E Premte, 05 Shtator 2025 / KV

Arrestohet një person i dyshuar për të shtëna me armë zjarri

Hetuesit policorë në kuadër të stacionit policor-jugu në Mitrovicë, si rezultat i hetimeve kanë identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar për të shtëna me armë zjarri.

Arrestimi i të dyshuarit, është bërë mbi dyshime të bazuara pasi ai para dy ditësh në rrugën “Fan Noli” në Mitrovicë rreth orës 23:00 të 02 shtatorit 2025 kishte shtënë me armë zjarri.

Në cilësi të provës materiale nga i dyshuari është konfiskuar një armë. Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Ndaj tij është iniciuar rast për veprat “Armëmbajtje pa leje’ dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.