75 Mall Live Search
11:32 / E Premte, 05 Shtator 2025 / KV

Një qytetar i Klinës dorëzon kuletën me 1.870 euro në polici

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më 04.09.2025, në stacionin policor në Klinë është paraqitur qytetari Ilir Tunaj, i cili kishte gjetur një çantë në vendparkimin e një marketi në këtë qytet.

Brenda çantës ndodhej një kuletë me 1.870 euro. Pas njoftimit, policia ka arritur të identifikonte pronarin e kuletës dhe e ka ftuar në stacionin policor, ku i është kthyer kuleta së bashku me të hollat.

Nga Policia e Kosovës është shprehur falënderim për qytetarin Tunaj, duke vlerësuar aktin e tij si shembull të lartë përgjegjësie dhe ndershmërie qytetare.