Kryeshefi Osmani inspektoi punimet në terren

Në kuadër të angazhimit për realizimin e planit aksional veror dhe parapërgatitjeve për sezonin e ri ngrohës 2025/2026, këto ditë po kryhen një varg intervenimesh e aktivitetesh në terren.
Kryeshefi ekzekutiv i NP “Termokos” Sh.A., z. Fisnik Osmani me bashkëpunëtorë ka inspektuar punimet, që po realizohen në intervenimin e rrjetit sekondar të ngrohjes, në tubacionin e kogjenerimit.
Me këtë rast, kryeshefi Osmani ka falënderuar kolegët për përkushtimin dhe profesionalizmin e dëshmuar për realizimin e planit aksional dhe intervenimet në rrjet.




