75 Mall Live Search
16:53 / E Premte, 05 Shtator 2025 / Gj Sh

Ky televizion e transmeton ndeshjen Zvicër – Kosovë

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sot nis kualifikimet për Kampionatin Botëror 2026.

Në ndeshjen e parë, ”Dardanët” do të luajnë si mysafire e Zvicrës, shkruan IndeksOnline.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin ”St. Jakob-Park” në Bazel, më fillim nga ora 20:45.

Stadiumi pritet të jetë i mbushur, pasi ka pasur interesim të madh nga tifozët kosovar që jetojnë në Zvicër.

E për të gjithë at që nuk mund të jenë prezent në stadium, ndeshjen mund ta ndiqni live përmes Radio Televizionit të Kosovës – RTK./IndeksOnline/