75 Mall Live Search
17:27 / E Premte, 05 Shtator 2025 / Gj Sh

“Dardanët” nisin festën, atmosferë e jashtëzakonshme në Bazel, para ndeshjes Zvicër – Kosovë (VIDEO)

Kanë mbetur edhe tre orë nga fillimi i ndeshjes Zvicër – Kosovë, e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Botëror.

Atmosfera në qytetin e Bazelit është e jashtëzakonshme, pasi tashmë tifozë të shumtë ”Dardanë” kanë filluar këngët e vallet.

Stadiumi ”St. Jakob-Park” do të jetë i mbushur, ku nuk do të mungojë as atmosfera e zjarrtë.

Ndeshja Zvicër – Kosovë, nis nga ora 20:45./IndeksOnline/