20 të arrestuar, 66 aksidente dhe dy viktima në trafik brenda 24 orëve në vend

Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24-orësh, ku bëhet e ditur se 20 persona janë arrestuar brenda ditës së fundit.
Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë shënuar 66 aksidente trafiku në të gjithë vendin. Sipas statistikave:
- 1 aksident ka përfunduar me fatalitet,
- 22 aksidente kanë rezultuar me persona të lënduar,
- ndërsa 43 të tjera kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Ndërkohë, autoritetet kanë bërë të ditur se 17 persona janë dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme hetimore./IndeksOnline/
