75 Mall Live Search
09:59 / E Shtunë, 06 Shtator 2025 / L A

Enrique do t’i nënshtrohet një operacioni

Trajneri i PSG-së, Luis Enrique do t’i nënshtrohet një operacioni.

Kjo pasi që Enrique pësoi një aksident me biçikletë, ku do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale në klavikulë.

Ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi aksidentin me PSG, e cila e bëri të ditur lajmin në një deklaratë.

“Pas një aksidenti me biçikletë të premten, trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, u trajtua nga shërbimet e urgjencës dhe do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për një frakturë në klavikulë.”

“Klubi shpreh mbështetjen e tij të plotë dhe i uron atij shërim të shpejtë. Përditësime të mëtejshme do të ndahen në kohën e duhur”, thuhet në njoftimin e kampionëve të Evropës.

Përndryshe, PSG nisi sezonin e ri me 3 fitore në Ligue 1 si dhe po ashtu arriti fitoren në Superkupën e Evropës, pasi mposhti Tottenhamin përmes penalltive./IndeksOnline/