75 Mall Live Search
09:59 / E Shtunë, 06 Shtator 2025 / Gj Sh

Suarez e Busquets marrin dënime të rënda, njëri pështyu një pjesëtar të stafit e tjetri goditi futbollistin kundërshtar

Dy futbollistët e Inter Miamit, Luis Suarez dhe Sergio Busquets kanë marr dënime të rënda, për shkak të sjelljeve jo sportive.

Suarez është dënuar me gjashtë ndeshje, pasi e pështyu një pjesëtar të stafit të Seattle Sounders, shkruan IndeksOnline.

Ndërsa Sergio Busquets është pezulluar gjithashtu me dy ndeshje, pasi e grushtoi mesfushorin e Sounders, Obed Vargas.

Pezullimet do të vlejnë vetëm për Kupën e Ligës./IndeksOnline/